Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet Arjan Malko

Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. 

21 Gusht 2024, 18:06 Nga I. A
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet Arjan Malko
Arjan Malko

TIRANË- Arjan Malko është ekstraduar nga Abu Dhabi. Ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafikim të lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim. Me pranga në duar dhe i rrethuar nga forca të shumta policie të armatosur, është sjellë nga Abu Dhabi, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar me 3 emra Arjan Malko, alias Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit realizon një tjetër operacion të suksesshëm për sjelljen në Shqipëri të personave në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër operacion për sjelljen në Shqipëri të një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht. Sot më datën 21.08.2024, në kuadër të operacionit të koduar “Para drejtësisë”, nga strukturat e specializuara dhe Forca e Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale është realizuar operacioni policor për sjelljen nga Abu Dhabi në Shqipëri e shtetasit në kërkim ndërkombëtar; Arjan Malko, alias  Erjon Malko, alias Erjon Fejzulla.

Ky person është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Hetimeve të Torinos, Itali ka lëshuar për këtë shtetas masën e sigurisë personale  urdhër “Arrest në burg” më dt.11.04.2024, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga legjislacioni penal italian, i cili parashikon maksimumin e dënimit me 20 vjet.

erjon malko

Sondazh

Poll