Aktualitet

Plagosja e 45-vjeçarit në Tiranë, efektivi i policisë shkoi në shtëpi mori një çantë dhe u arratis drejt Dajtit

Mësohet se autori pasi ka lryer plagosjen e 45-vjeçarit ka udhëtuar drejt banesës së tij.

19 Gusht 2024, 18:01 Nga N.F
Plagosja e 45-vjeçarit në Tiranë, efektivi i policisë
Efektivi

TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e 45-vjeçarit Lorenc Kosta nga efektivi i policisë, Erjon Goxhara. Mësohet se autori pasi ka lryer plagosjen e 45-vjeçarit ka udhëtuar drejt banesës së tij.

Më tej raportohet se polici ka marrë një çantë në shtëpi dhe është arratisur drejt Dajtit. Ngjarja ka ndodhur te Komuna e Parisit, rreth orës 14:07, në afërsi të një marketi te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit. Dyshohet se për motive të dobëta, punonjësi i policise ka plagosur me armë zjarri 45-vjeçarin. I plagosuri ndodhet ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosja ne tirane lorenc kosta erjon goxhara

Sondazh

Poll