Aktualitet

Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, përfundon në spital 8-vjeçarja

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur vajza 8-vjeçare e 37-vjeçarit. 

19 Gusht 2024, 16:29 Nga E. D
Aksident në aksin Kardhiq-Delvinë, përfundon në spital
pamje nga aksidenti

DELVINË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në aksin Kardhiq-Delvinë. Mësohet se automjeti i tipit  “Audi” me drejtues shtetasin R. A 23 vjeç, për shkak të lagështirës është përplasur me automjetin tip “Citroen” me drejtues shtetasin L. H 37 vjeç, nga Durrësi, të cilët ndodheshin me pushime në Sarandë dhe po largoheshin.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur e plagosur vajza 8-vjeçare e 37-vjeçarit. Menjëherë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Sarandës, ku pas marrjes së ndihmës së parë është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

aksident ne delvine

Sondazh

Poll