Aktualitet

"E pash, ra si parashutë", flet nëna e 61-vjeçarit që ra nga kati i dytë në QSUT: Po rridhte shumë gjak! Nuk e di si nuk më la zemra

Nëna e të plagosurit më tej shtoi se në vendngjarje kishte shumë gjak ndërsa i biri mori plagë në kokë dhe thyerje krahu. Ajo më tej theksoi se e pa djalin e saj duke rënë si parashutë ndërsa shtoi se mjekët i kanë thensë tani ai është mirë. 

19 Gusht 2024, 17:01 Nga N.F
"E pash, ra si parashutë", flet nëna e 61-vjeçarit
Nëna e 61-vjeçarit

TIRANË- Një 61-vjeçar nga Burreli, Luan Hima dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e katit të dytë në godinën e QSUT. Mësohet se ai kishte shkuar në spital me nënën e tij, e cila kishte nevojë për shërbim mjekësor.

Në një moment 61- vjeçari ka dalë në dritaren e katit të dytë dhe më pas ka rënë prej atje. Nëq lidhje me ngjarjen ka reaguar nëna e 61 vjeçarit. Ajo u shpreh se e panë 61-vjeçarin duke rënë nga dritarja e spitalit dhe shkuan për ti dhënë ndihmën e parë.

Nëna e të plagosurit më tej shtoi se në vendngjarje kishte shumë gjak ndërsa i biri mori plagë në kokë dhe thyerje krahu. Ajo më tej theksoi se e pa djalin e saj duke rënë si parashutë ndërsa shtoi se mjekët i kanë thensë tani ai është mirë. 

"Ai shkoi për të marr një letër për të firmosur, se e kam pas në orën 12 me vënë një koronare dhe kur e kam parë djalin që ra poshtë, s'di gjë tjetër më. Isha aty dhe e pash ra si parashutë dhe kemi shkuar i kemi dhënë ndihmën e shpejtë me gjithë vajzën time. Mjekët thonë se është mirë, po s'kemi shkuar që ta shohim ende, e kanë futur në operim.

Po rridhte shumë gjak dhe ka marr plagë në kokë, po edhe ndonjë thyerje krahu. Nuk e di si nuk më la zemra, sepse erdhi për mua dhe po heq keq për veten e vet. Nuk e pamë se çfarë ishte duke bërë dhe se di pse ka rënë, dhe vetëm kur e pamë po i thërrisja, Luan", tha ajo. 


Nëna e 61- vjeçarit tha se i biri nuk kishte probleme shëndetësore dhe nuk vuante nga tensioni.

"Jo ishte mirë, kishte ardhur për mua, por se si ishte puna nuk di gjë unë", tha ajo.

qsut plagosje renie nga lartesia

Sondazh

Poll