Aktualitet

Dhunimi për vdekje i Egli Progës/ Sot tubim në Tiranë, policia njofton bllokimin e disa segmeteve, publikon rrugët alternative për qarkullim

Sipas njoftimit prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

19 Gusht 2024, 16:35 Nga N.F
Dhunimi për vdekje i Egli Progës/ Sot tubim në Tiranë,
Egli Proga, Denis Mece

TIRANË- Pasditen e sotme do të zhillohet një tubim në lidhje me vrasjen e Egli Progës. Ky tubim do të mbahet nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria. Në lidhje me këtë tubim ka reaguar policia e cila ka njoftuar bllokimin e disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Sipas njoftimit prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Më tej bëhet me dije se si rrugë alternative të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" deri në përfundim të tubimit.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Për shkak të zhvillimit të një tubimi ditën e sotme në orën 19:30, parashikuar për tu zhvilluar nga sheshi "Skënderbej" deri te Kryeministria, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

Njoftojmë qytetarët se sot, prej orës 19:30 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", segmenti i rrugës "Myslym Shyri" nga Gjykata e Lartë deri në bulevardin "Dëshmorët e Kombit". Policia apelon për të gjithë qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugët "Ibrahim Rugova" dhe "Papa Gjon Pali" si rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit.

Egli Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Meçe është tashmë i arrestuar, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë ende pasi ka dyshime se ngjarja ka tentuar të fshihet nga autoritetet. Në pranga bashkë me autorin janë vënë edhe tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin. Ata akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

poliica tirane tubim egli proga

Sondazh

Poll