Aktualitet

Plagosja te Komuna e Parisit, drejtori i Policisë së Tiranës: Bisedova me efektivin, dyshohet se ka përdorur armën e shërbimit

Gjatë një deklaratë për mediat,Vocaj ka deklaruar se autori dyshohet se ka përdorur armën e shërbimit për plagosjen.

19 Gusht 2024, 15:44 Nga I.A
Plagosja te Komuna e Parisit, drejtori i Policisë së Tiranës:
Tonin Vocaj

TIRANË- Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj i ka bërë thirrje efektivit Erjon Goxhara, i cili plagosi 45-vjeçarin Lorenc Kosta të dorëzohet. Gjatë një deklaratë për mediat,Vocaj ka deklaruar se autori dyshohet se ka përdorur armën e shërbimit për plagosjen. Ndërkohë që theksoi se ka biseduar me efektivin dhe se i ka bërë thirrje këtij të fundit që të dorëzohet.

"Po punojmë për të lokalizuar dhe kapur autorin. Probabiliteti më i madh është që të jetë qëlluar me armën e shërbimit. Por po zhvillojmë hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka dashje për ta vrarë, por akt-ekspertiza do tregojë gjithçka. Nuk kemi informacione se ku jetojnë autori e viktima. Kam komunikuar me efektivin dhe po punojmë për të kapur autorin. I bëjmë thirrje autorit që të dorëzohet," tha Vocaj.

tonin vocaj

Sondazh

Poll