Sport

FOTO/ Alice Campello çuditërisht qëndron në Madrid. Tani për tani, nuk ka divorc!

(Ish) gruaja e Alvaros Moratas ka vendosur të qëndrojë, për momentin, në Spanjë me fëmijët e tyre. Kjo është arsyeja pse ndarja nuk do të jetë ende zyrtare

17 Gusht 2024, 13:00 Nga DOSJA

FOTO/ Alice Campello çuditërisht qëndron në Madrid. Tani

SPANJE - Jo Milano, të paktën tani për tani, për Alice Campello dhe katër fëmijët që ka me Alvaro Morata.

Sipas "Hola", e cila raporton se ka folur me shoqëruesit e Alice, gruaja e (ish) Moratas kishte vendosur të qëndronte në Spanjë, në Madrid, për të garantuar qetësi dhe stabilitet për fëmijët e saj.

Veçanërisht dy më të mëdhenjtë (binjakët Alessandro dhe Leonardo, gjashtë vjeç) që shkojnë në shkollë. Jo vetëm kaq: revista zbulon se si të dyve u mungon njëri-tjetri dhe janë në kontakt çdo ditë.

Pavarësisht hapësirës së madhe që i jep lajmit shtypi spanjol, duhet thënë se për momentin Alvaro dhe Alice nuk do të divorcohen.

Pas një lidhjeje dashurie 8-vjeçare, 7 prej të cilave të martuar, ata duan të marrin gjithë kohën e nevojshme për të kuptuar nëse ndarja e tyre do të jetë përfundimtare apo jo.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll