Sport

Ralf Schumacher dhe ish-bashkëshortja Cora e befasuar: “Ai e mohonte gjithmonë”

Cora tregon habinë e saj për Der Spiegel: "Thashethemet në paddok për homoseksualitetin e tij ishin këmbëngulëse, por..."

17 Gusht 2024, 11:00 Nga DOSJA
Ralf Schumacher dhe ish-bashkëshortja Cora e befasuar: “Ai e mohonte

GJERMANI - Deklaratat e ish-bashkëshortit e lanë pa fjalë. Thashethemet për homoseksualitetin e tij ishin të vazhdueshme, kur ai garonte në Formula 1, por Ralf Schumacher gjithmonë e mohonte atë.

"Do të doja që Ralf të më kishte përfshirë, ose të paktën të më bënte pjesë të vendimit të tij, do të ishte një shenjë respekti", - do të shprehej Cora për Der Spiegel, ish-gruaja e Ralf. 

"Gjatë karrierës së tij, kishte shumë thashetheme në paddock. E pyeta atë për sqarim, por ai gjithmonë e mohonte, duke më thënë se po imagjinoja gjithçka dhe se kisha nevojë për ndihmë psikologjike”.

Dhe ajo vazhdon përsëri: "Ishte një goditje me thikë në zemër. Dalja prek gjithmonë ata që ju rrethojnë, përfshirë edhe ish-gruan, me të cilën keni pasur një fëmijë.

Sot ndjej se jam përdorur gjatë martesës, më kanë grabitur vitet më të mira. Dhe, më e rëndësishmja, a më donte ai, i besova verbërisht?”

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll