Sport

Ligue 1/ PSG e nis me një ‘poker’ në minutat e fundit, 4-1 në fushën e Le Havre!

Lloris i përgjigjet Kang-in Lee, më pas në finale Dembele, Barcola dhe Kolo Muani shënojnë për parizienët

16 Gusht 2024, 23:04 Nga DOSJA
Ligue 1/ PSG e nis me një ‘poker’ në minutat e fundit, 4-1

FRANCE - Sezoni në Ligue 1 filloi me këmbën e djathtë për kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain, të cilët triumfuan 4-1 në fushën e Le Havre në debutimin e tyre.

Kang-in Lee kalon në epërsi për parisienët (3'), më pas në fillim të pjesës së dytë Lloris përgjigjet për vendasit (48'). Skuadra e Luis Enrique rrezikon, pastaj arrin ta zgjidhë falë hyrjeve (dhe golave) të Dembeles (85') dhe Barcola (86'). Muani, i fundit, shënon ‘pokerin’ me një penallti në minutën e 90-të.

Tri pikët e para të sezonit për Paris Saint-Germain, ku mungesa Kylian Mbappé nuk i ndie. Ndoshta nga që u shënuan katër gola…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Gusht 2024, 19:00

Guardiola ‘luan’ me Cancelon…

ANGLI - Barça nuk po e hedh poshtë rikthimin e Joao Cancelo. As ndërkombëtari portugez nuk heq dorë nga mu...