Sport

Tragjike, humb jetën në një aksident ajror, legjenda e garave me makina Bloomquist!

Lajmi u konfirmua nga Reid Millard, miku i ngushtë i Scott Bloomquist.

16 Gusht 2024, 20:18 Nga DOSJA
Tragjike, humb jetën në një aksident ajror, legjenda e garave me

SHBA - Scott Bloomquist, legjenda e garave me makina humbi jetën këtë të premte (16 gusht) në një aksidenti ajror. Teksa po pilotonte një avion të vogël, Piper J3, ai u përplas me një hambar në fermën e tij në Tenesi.

Bloomquist ishte i vetmi person në bord. Lajmi u konfirmua nga vrapuesi i Misurit dhe miku i ngushtë i Bloomquist, Reid Millard.

Sipas tij, aksidenti tragjik ndodhi rreth orës 7:15 të mëngjesit pranë shtëpisë së Bloomquist. Scott ka fituar më shumë se 600 gara gjatë karrierës së tij 40-vjeçare.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Gusht 2024, 19:00

Guardiola ‘luan’ me Cancelon…

ANGLI - Barça nuk po e hedh poshtë rikthimin e Joao Cancelo. As ndërkombëtari portugez nuk heq dorë nga mu...