Sport

Kupa e Gjermanisë/ Thomas Muller lojtari i ndeshjes, në debutimin e suksesshëm të Kompany te Bayern Munich... (video)

Thomas Muller ishte ‘heroi’, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar një tjetër…

17 Gusht 2024, 06:23 Nga DOSJA
Kupa e Gjermanisë/ Thomas Muller lojtari i ndeshjes, në debutimin e

GJERMANI - Në ndeshjen e parë zyrtare të Vincent Kompany si trajner i Bayernit, bavarezët mundën 4-0 SSV Ulm 1846, për t'u kualifikuar në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë.

Ishte veterani Thomas Muller ai që ra në sy në këtë ndeshje, i cili i shënoi të dy golat në pjesën e parë. Pas vetëm 12 minutash, 34-vjeçari gjerman përfitoi nga një pritje jo e plotë e portierit kundërshtar për të kaluar në avantazh Bajernin.

Tre minuta më vonë, pasimi i mrekullueshëm i Kim Min-Jae gjeti Serge Gnabry pas vijës mbrojtëse të Ulm 1846, të cilit iu desh të kalonte topin tek shoku i tij i skuadrës për të dyfishuar.

João Palhinha gjithashtu bëri debutimin e tij në ndeshjet zyrtare për Bayernin, pasi hyri në lojë në minutën e 77-të për të zëvendësuar Aleksandar Pavlovic.

Dy minuta më vonë, Kingsley Coman do të shënonte golin e tretë, për t’i lënë radhën Harry Kane (90’+3) të firmoste rezultatin përfundimtar 4-0 dhe kalimin për në turin tjetër.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Gusht 2024, 19:00

Guardiola ‘luan’ me Cancelon…

ANGLI - Barça nuk po e hedh poshtë rikthimin e Joao Cancelo. As ndërkombëtari portugez nuk heq dorë nga mu...