Sport

Guardiola ‘luan’ me Cancelon…

Trajneri i Cityt nuk sqaron të ardhmen e mbrojtësiut portugez të kërkuar nga Barça

16 Gusht 2024, 19:00 Nga DOSJA

Guardiola ‘luan’ me Cancelon…

ANGLI - Barça nuk po e hedh poshtë rikthimin e Joao Cancelo. As ndërkombëtari portugez nuk heq dorë nga mundësia për t'u rikthyer sërish në disiplinën e Barçës.

Por e ardhmja e tij varet nga City i Guardiolës, klub me të cilin ai ka kontratë deri në qershor 2027. Trajneri katalanas po luan me karrierën e mbrojtësit portugez.

"Ai po stërvitet me ne dhe po sillet shumë mirë në stërvitje. Do të shohim. Ndoshta do të qëndrojë, ndoshta do të huazohet, ndoshta... Ende nuk e di",- ka komentuar enigmatikisht Pep Guardiola në orët e fundit.

Fjalët e tij nuk sqarojnë asgjë dhe lënë gjithçka në ajër, megjithëse këmbëngulja dhe dëshira e Cancelos për t'u rikthyer në Barcelonë mund të jetë përfundimtare. Gjithçka tregon, megjithatë, se ai do ta bënte këtë, si vitin e kaluar, në formë huazimi. Dy klubet tashmë kanë mbajtur kontakte në javët e fundit.

Guardiola ‘luan’ me Cancelon…

Sezonin e kaluar, 23-24, Joao Cancelo, 30 vjeç, luajti 42 ndeshje për Barçën në të gjitha garat, në të cilat shënoi katër gola dhe dha pesë asistime. Ish-lojtari i Bayernit ka edhe oferta të tjera në tavolinë, por dëshira e tij është të vazhdojë në institucionin katalanas.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll