Sport

VIDEO/ Sensacion në Ajax-Panathinaikos: 34 penallti të ekzekutuara në 28 minuta dhe një portier 40-vjeçar hero!...

Një ndeshje e pafund mes holandezëve dhe grekëve, në raundet paraprake të Europa League: ja detajet

16 Gusht 2024, 15:18 Nga DOSJA

VIDEO/ Sensacion në Ajax-Panathinaikos: 34 penallti të ekzekutuara

HOLANDE - Ajax-Panathinaikos nuk ishte një ndeshje normale (1-0 dhe 0-1). Ose më mirë: epilogu ishte i pabesueshëm (0-0).

Sepse dy skuadrat, kundërshtare në raundet paraprake të Europa League, arritën mbrëmë te penalltitë dhe u ekzekutuan 34 goditje, para se t'i jepnin fund mosmarrëveshjes. Një numër i pabesueshëm dhe 13-12 për Ajax. 

Mjafton të thuhet se gjuajtja e penalltive zgjati 28 minuta, praktikisht sa koha shtesë. 

Heroi është Pasveer

Në fund kaloi Ajaksi i italianit Farioli. Më i miri në fushë? Jo, ishte portieri Remko Pasveer, 40 vjeç, i cili priti pesë penallti dhe shënoi një kundër kolegut të tij të  Panathinaikos, duke qenë kështu vendimtar te penalltitë.

Kur holandezët shënuan golin e fundit, portieri u përqafua nga shokët e tij dhe kuptohet u vu në qendër të festës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll