Sport

VIDEO/ 12 vite më vonë, ylli helvetëve Xherdan Shaqiri, rikthehet te FC Basel...

16 Gusht 2024, 16:00 Nga DOSJA
VIDEO/ 12 vite më vonë, ylli helvetëve Xherdan Shaqiri, rikthehet

ZVICER - Dymbëdhjetë vjet pas largimit te Bayern Munich, Xherdan Shaqiri kthehet në FC Basel.

Një ditë pas njoftimit për përfundimin e kontratës së tij me Chicago Fire në MLS, zvicerani me origjinë kosovare nënshkroi një kontratë trevjeçare me klubin e tij të formimit.

Ai u kthye në një ekip, të cilit iu bashkua kur ishte 10 vjeç dhe me të cilin fitoi tre tituj të Superligës, divizionin e lartë zviceran, midis 2010 dhe 2012.

Sulmuesi anësor më pas veshi ngjyrat e gjashtë klubeve të ndryshme: Bayern, Inter, Stoke City, Liverpool, OL dhe Chicago.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll