Sport

VIDEO/ Gavi nxiton, edhe pse punon i vetëm

Futbollisti i ri Barçës po i përmbush afatet kohore dhe po përparon mirë nga dëmtimi i rëndë.

15 Gusht 2024, 16:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Gavi nxiton, edhe pse punon i vetëm

SPANJE - Pablo Páez 'Gavi' u plagos rëndë nëntorin e kaluar 2023 në një miqësore me skuadrën spanjole me këputjen e frikshme të ligamenteve të kryqëzuara dhe përfshirjen e meniskut, si diagnozë.

Mesfushori i talenuar i Barçës iu nënshtrua një operacioni dhe ka kaluar nëpër faza të procesit të gjatë të rikuperimit deri në situatën aktuale, në të cilën ai punon prej javësh në fushë dhe ka arritur të prekë topin. 

Është një nga dëmtimet më të rënda që mund të pësojë një futbollist dhe për këtë arsye nuk do të ketë nxitim në kthimin e tij, i planifikuar përafërsisht në muajin nëntor, por kjo kohë edhe mund të vijë më shpejt. 

Ajo që mund të shohim është një Gavi shumë i motivuar , i fokusuar 100% në rikuperimin e tij dhe i etur për t'iu bashkuar grupit në këtë sezon të ri nën komandën e Hansi Flick. 

Pamjet e të riut, duke u stërvitur i vetëm në Ciutat Esportiva, të publikuara këtë të enjte nga klubi, u festuan shumë nga tifozët e Barçës, të cilëve do t'u duhet kohë për të parë idhullin e tyre në një ndeshje zyrtare, ata u gëzuan kur e panë atë duke përparuar në procesin e gjatë të rikuperimit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll