Sport

Superkompjuteri nuk ka dyshime për Serinë A: Interi është ende kampion i Italisë!...

Zikaltrit kanë një shans 79.2% për të rikonfirmuar veten. Atalanta, Juventus dhe Milan në Champions League. Në Serinë B, Venecia, Cagliari dhe Como

15 Gusht 2024, 10:00 Nga DOSJA

Superkompjuteri nuk ka dyshime për Serinë A: Interi është

ITALI - Interi është favorit i madh për të fituar Scudetton 2024-2025. Sipas superkompjuterit të Opta-s, në fakt, zikaltrit kanë 79.2% shanse për të përsëritur suksesin dhe fituar si në sezonin e kaluar.

Pas Lautaros dhe shokëve të tij janë Atalanta (11.2%), përpara Juventusit (4.2%) dhe Milanit  (1.8% që mund të fitojë yllin e dytë). Pritet një dështim për Napolin e Contes, që mund të renditet edhe pas Romës, Bolonjës dhe Lazios. Venecia, Cagliari dhe Como janë tre të dyshuarit kryesorë për rënien në Serie B.

Të rikonfirmosh veten është gjithmonë gjëja më e vështirë, siç e ka pranuar edhe vetë Simone Inzaghi, trajner i kampionit italian me Interin. Por për Opta-n kampionati që do të nisë ka një favorit të madh, që sipas shifrave, tashmë e ka në xhep Scudetton. Megjithatë, për fat të rivalëve të tyre, fjala e fundit i takon gjithmonë fushës dhe nuk është rastësi që as Milani dhe Napoli nuk arritën të përsërisin titullin e fituar vitin e kaluar.

Renditja e vlerësuar e sipas Opta-s
Pasi simuloi 10.000 herë sezonin 2024-25, Opta ishte në gjendje të mesatarizonte totalin e pikëve të çdo klubi në ato simulime dhe më pas të rendiste skuadrat sipas pozicioneve. Këtu janë rezultatet e superkompjuterit Opta nga ato simulime:

1. Inter - 84.9 pikë mesatare

2. Atalanta - 73.0

3. Juventus - 68.5

4. Milan - 65.6

5. Roma - 63.8

6. Bologna - 63.1

7. Lazio - 62.3

8. Napoli - 58.9

9. Fiorentina - 58.5

10. Torino - 54.5

11. Genoa - 46.3

12. Monza - 44.7

13. Udinese - 44.6

14. Empoli - 41.1

15. Hellas Verona - 39.5

16. Lecce - 38.6

17. Parma - 37.6

18. Venezia - 36.8

19. Cagliari - 36.5

20. Komo - 36,2

Superkompjuteri nuk ka dyshime për Serinë A: Interi është

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll