Sport

Natë rekordesh për Ancelottin dhe Modric…

Me fitoren ndaj Atalantës, trajneri italian bëhet trajneri me më shumë Superkupa dhe barazohet me Munoz, ndërsa kroati bëhet lojtari më i suksesshëm në historinë e ‘Los Blancos’.

15 Gusht 2024, 09:00 Nga DOSJA

Natë rekordesh për Ancelottin dhe Modric…

SPANJE - Real Madridi fitoi Superkupën e Evropës dhe Carlo Ancelotti vazhdon të rishkruajë historinë e futbollit. Falë fitores ndaj Atalantës, në fakt, trajneri italian u bë zyrtarisht trajneri që e ngriti këtë trofe më së shumti, pesë herë (dy me Milanin dhe tre me Realin), duke ia kaluar edhe Pep Guardiolës, i cili e fitoi dy herë me Barcelonën, një herë me Bayern Munich dhe një herë me Manchester Cityn).

Por jo vetëm kaq, sepse falë fitores në Varshavë, Ancelotti u bë zyrtarisht trajneri më i suksesshëm në historinë e Real Madridit, duke barazuar një legjendë si Miguel Munoz me 14 trofe. Dhe tani, Carletto ëndërron parakalimin: trofeu i parë i sezonit të ri është tashmë në tabelë dhe jemi vetëm në mes të gushtit...

Në natën e tij me rekorde, Ancelotti aktivizoi edhe Luka Modric dhe për mesfushorin kroat gjithashtu, ndeshja në Varshavë, u shndërrua në një mbrëmje për t'u mbajtur mend përgjithmonë.

Në fakt, me suksesin ndaj “Dea”-s, 38-vjeçari u bë lojtari më i suksesshëm në historinë e Real Madridit me 27 trofe në kabinetin e tij personal (përfshirë pesë Superkupa), duke tejkaluar ish-bashkëlojtarin e tij Nacho (26), që u largua nga Madridi në verës për të shkuar në Arabi.

Carvajal kampion i të gjitha
Një mbrëmje vërtet e paharrueshme edhe për Dani Carvajal, i cili në Varshavë u bë (së bashku me Modric) lojtari i parë që fitoi pesë herë Superkupën e Evropës, duke ia kaluar legjendave të tjera të futbollit, si Paolo Maldini, Toni Kroos dhe Karim Benzema.

Përfundimi i një sezoni ishte thjesht perfekt, për mbrojtësin spanjol, i cili fitoi La Ligën dhe Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe gjithashtu Kampionatin Evropian me Spanjën, aq sa u fol shumë edhe për mundësinë e fitimit të “Topi i Artë” për të. 

Dhe Florentino bën 40
Ai i fituar në Varshavë kundër Atalantës është trofeu i 40-të i presidencës së Florentino Perez, i cili është presidenti më i suksesshëm në historinë e ‘Los Blancos’ (në vendin e dytë është Santiago Bernabeu, i cili ka fituar 33).

Florentino është gjithashtu presidenti i parë në historinë e futbollit që ka fituar shtatë herë Champions League dhe ka kapërcyer gjashtë Kupat e Europës në Bernabeu. Pas të dyve është Silvio Berlusconi, i cili ka fituar pesë herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll