Sport

‘Rrufeja’ e parë për Dani Olmon!...

Dani Olmo, mesfushori sulmues i Barçës i ardhur ditët e fundit, tashmë po shkon drejt zhgënjimit të tij të parë të madh. Ai nuk mund te rregjistrohet

15 Gusht 2024, 14:03 Nga DOSJA
‘Rrufeja’ e parë për Dani Olmon!...

SPANJE - Mbrëmjen e së hënës, Barça përfitoi nga trofeu Gamper, pavarësisht disfatës ndaj Monakos (0-2), për të prezantuar para tifozëve katalanas të vetmin rekrut të afatit kalimtar të verës.

Dani Olmo, mesfushori sulmues që shkëlqeu me Spanjën gjatë Euros, u largua nga Leipzig për t'iu bashkuar klubit Blaugrana. Një rikthim në rrënjët e tij për atë që kaloi në Masia në rini, e që rikthehet për 60 milionë euro.

Olmo nuk është regjistruar për ndeshjen e parë!

Megjithatë, Dani Olmo ende duhet të jetë në gjendje të luajë me Barçën në La Liga. Dhe nga kjo anë, gjërat kanë nisur keq! Në të vërtetë, gazetari i emisionit El Chiringuito, José Alvarez, zbuloi se Barça nuk do të mund ta regjistronte Dani Olmon në La Liga për ndeshjen e parë të sezonit kundër Valencias.

Ende duke luftuar me "fair-play" financiar dhe në mungesë të një shitjeje të madhe, klubi katalanas nuk e ka mundësinë të përfshijë zyrtarisht rekrutin e ri në skuadrën e tij për momentin. Një lemzë e tmerrshme...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll