Sport

E FUNDIT!... Babai i Lamine Yamal goditet me thikë në një park makinash në Badalona. Gjendja e tij është e rëndë

Sipas gazetës La Vanguardia, burri u transferua me urgjencë në spitalin Can Ruti në Badalona me një prognozë të rëndë.

15 Gusht 2024, 08:00 Nga DOSJA
E FUNDIT!... Babai i Lamine Yamal goditet me thikë në një park

SPANJE - Mounir Nasraoui, babai i yllit të ri të Barçës, Lamine Yamal, u godit mbrëmë me thikë pak kohë më parë në një park makinash në Mataró.

Kështu raporton gazeta La Vanguardia, sipas së cilës burri u transferua me urgjencë në spitalin Can Ruti në Badalona me një prognozë të rëndë.

Policia bashkiake dhe Mossos d'Esquadra e Mataró po hetojnë atë që ndodhi dhe tashmë kanë intervistuar disa dëshmitarë.

Është ende shumë herët për të ditur se çfarë ka ndodhur saktësisht, por e gjitha mund të ketë lindur nga një përleshje që ka ndodhur më herët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diario AS (@diarioas)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll