14 Gusht 2024, 20:48
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha përshëndeti qëndresën, guximin e të gjithë banorëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës për të drejtat e tyre më legjitime përkundër ndëshkimit antiligjor dhe antikushtetues që Edi Rama me Lubi Ballukun në një akt racizmi kriminal u kanë bërë atyre me rrugën, e cila duhej të ishte një mirësi e madhe për banorët e zonës, por edhe një shpërblim i madh sepse u ndërtua mbi tokat e tyre.
Ai shtoi se kjo që zhvillohet në Thumanë është dëshmia tjetër më autentike e karakterit çnjerëzor, e qëndrimit racist dhe përçmues të qeveritarëve ndaj qytetarëve të thjeshtë. Sipas Berishës të ndëshkosh me rrugë qytetarët e një zone, t’ua falimentosh atyre biznesin, t’ua nxisësh ditën e tregut, t’u bllokosh atyre turizmin është një ndëshkim që nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë regjim.
Fjala e Berishës;
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj jush, qëndrestarëve dhe qëndrestareve, guximtareve dhe guximtarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo shqiptari, të shoqërisë dhe kombit shqiptar. Të dashur miq, le të përshëndesim ne qëndresën, guximin e të gjithë banorëve të Thumanës, Fushë Krujës dhe Krujës për të drejtat e tyre më legjitime përkundër ndëshkimit antiligjor dhe antikushtetues që Edi Rama me Lubi Ballukun në një akt racizmi kriminal u kanë bërë atyre me rrugën, e cila duhej të ishte një mirësi e madhe për banorët e zonës, por edhe një shpërblim i madh sepse u ndërtua mbi tokat e tyre.
Kjo që zhvillohet në Thumanë është dëshmia tjetër më autentike e karakterit çnjerëzor, e qëndrimit racist dhe përçmues të qeveritarëve ndaj qytetarëve të thjeshtë. Të ndëshkosh me rrugë qytetarët e një zone, t’ua falimentosh atyre biznesin, t’ua nxisësh ditën e tregut, t’u bllokosh atyre turizmin është një ndëshkim që nuk ua ka bërë asnjë pushtim, asnjë regjim. Ndaj dhe unë u bëj thirrje të gjitha rretheve të veriut, në Thumanë është beteja juaj. Në Thumanë luftohet për çdo banor nga Fushë Kruja në Vermosh dhe Valbonë.
Në Thumanë luftohet kundër arbitraritetit të një qeverie që përçmon, që shkelmon mbi ta. Në Thumanë luftohet kundër një diskriminimi të tmerrshëm që u bëhet banorëve më të varfër të Shqipërisë me një taksë të re për të ardhur në kryeqytetin e tyre. U bëj thirrje ngrihuni, mos pranoni poshtërimin, mos pranoni ndëshkimin. I jipni këtij pushtuesi atë që i keni dhënë çdo pushtuesi në kohëra. Asgjë nuk mund të mposhtë kauzën e drejtë të qytetarëve të Krujës, kauzën e drejtë të qytetarëve të të gjitha qarqeve të veriut.
berishe aksi thumane-kashar
Politike
14 Gusht 2024, 19:38
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish ditën e sotme lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec,...
Politike
14 Gusht 2024, 19:14
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar më datat 28-29 gusht në nisje të sesionit të ri par...
Politike
14 Gusht 2024, 18:17
E. D
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja E PD-së Jorida Tabaku, ka reaguar për vrasjen e 42-vjeçrit Egli Progrës. Tabaku përmes nj&...
Politike
14 Gusht 2024, 17:42
N.F
Salianji
TIRANË-Deputeti i PD-së, njëkohësisht kryetari i Komisionit Hetimor për rrjedhjen e të dhënave nga sistemi TIMS...
Politike
14 Gusht 2024, 17:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar të një denoncim qytetar që zbulon të reja pë...
Politike
14 Gusht 2024, 17:05
N.F
Rruga
KUKËS- Kryeministri, Edi Rama pasditen e sotme ka publikuar pamje nga autostrada Milot-Morinë e cila ka lidhje edhe me aeroportin e Kuk&eum...
Politike
14 Gusht 2024, 14:38
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për mediat ka folur për vrasjen Egl...
Politike
14 Gusht 2024, 13:38
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reguar lidhur me vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga në Pogradec, i cili u dhunua për vdekje ...
Politike
13 Gusht 2024, 21:29
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur p...
Politike
13 Gusht 2024, 20:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...