Politike

Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh kabinetin qeveritar më 28-29 gusht

Mësohet se ministrat janë njoftuar se duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse.

14 Gusht 2024, 19:14 Nga N.F
Sesioni i ri parlamentar, Rama mbledh kabinetin qeveritar më 28-29 gusht
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin qeveritar më datat 28-29 gusht në nisje të sesionit të ri parlamentar. Mësohet se ministrat janë njoftuar se duhet të kenë gati një analizë të punës dhe objektivave të dikastereve përkatëse.

Vendi se ku do të mbahet takimi ende nuk u është bërë me dije ministrave, por Himara mund të jetë një nga destinacionet e përzgjedhura nga kryeministri Rama për të “festuar” fitoren e 4 Gushtit. Mbledhja e fundit retreat e Ramës me kabinetin qeveritar ishte 8 muaj më parë në nisje të vitit, ku në një hotel në Lezhë, Rama mblodhi ministrat dhe zyrtarët e ministrive, si dhe drejtuesit e komisioneve parlamentare. 

edi rama kabineti qeveritar ministra

Sondazh

Poll