Aktualitet

Zjarr masiv pranë plazhit të Gjeneralit, rrezikohen edhe disa banesa

Flakët dhe tymi janë duke mbuluar të gjithë zonën përreth, ndërsa përpjekjet për të shuar zjarrin janë të kufizuara.

14 Gusht 2024, 18:03 Nga E. D
Zjarr masiv pranë plazhit të Gjeneralit, rrezikohen edhe disa banesa
pamje nga zjarri

KAVAJË- Një zjarr masiv ka përfshirë fshatin Bardhor të Kavajës, pranë plazhit të Gjeneralit. Gjithashtu nga flakët masive janë nërrezik edhe disa banesa. Flakët dhe tymi janë duke mbuluar të gjithë zonën përreth, ndërsa përpjekjet për të shuar zjarrin janë të kufizuara.

Aktualisht, vetëm dy mjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të luftuar me flakët, ndërsa situata mbetet e ndërlikuar. Ndërkohë autoritetet janë duke punuar për të parandaluar përhapjen e zjarrit më tej.

zjarr ne kavaje

Sondazh

Poll