Aktualitet

Tentoi të dilte nga Shqipëria me rreth 30 mijë euro të padeklaruara, procedohet 43-vjeçari

Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari me banim në Greqi.Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

14 Gusht 2024, 15:05 Nga E. D

Tentoi të dilte nga Shqipëria me rreth 30 mijë euro të

pamje nga arrestime

KAKAVIJË- Një 43-vjeçar është proceduar, pasi tentoi të dilte nga Shqipëria, me 29 850 euro të padeklaruara. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove që posedonte 43-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë: 

Tentoi të dilte nga Shqipëria me një shumë prej 29850 euro të padeklaruara, procedohet penalisht 43-vjeçari. Në një njoftim zyrtar, Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se si rezultat i rritjes së vigjilencës së shërbimeve të Policisë Kufitare, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetasit E. S., ku u gjetën 29850 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në Greqi. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

kakavije

Sondazh

Poll