Aktualitet

Akuza e prokurorisë për vrasjen në Pogradec/ ILD verifikon prokuroren dhe gjyqtaren, dyshohet që iu ndryshua akuza

ILD ka nisur verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Progës, nga prokurorja dhe gjyqtarja. 

14 Gusht 2024, 16:49 Nga N.F
Akuza e prokurorisë për vrasjen në Pogradec/ ILD verifikon
Pogradec

POGRADEC- Inspektorati i Drejtësisë ka nisur verifikimin për ngjarjen e rëndë të ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit, ku u dhunua për vdekje 42-vjeçari, Egli Proga. ILD ka nisur verifikimet lidhur me procedurat që janë ndjekur për hetimin e vrasjes së Progës, nga prokurorja dhe gjyqtarja. 

Policia e referoi fillimisht ngjarjen si “vrasje me dashje”, ndërsa më pas Prokuroria e zbuti akuzën në “vrasje nga pakujdesia”. Denis Meçe u la në burg nga gjykata e Korçës më 13 gusht, ndërsa tre personat e arrestuar për moskallëzim krimi u liruan nga qelia dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”

ild egli proga vrasja ne pogradec

Sondazh

Poll