Aktualitet

Zjarr në fshatin Çërragë në Belsh, digjen ullinj dhe shkurre, zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve

Gjithashtu flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej disa Hektarësh me ullishta, dru të tjerë frutorë dhe sipërfaqe të mëdha toke me të mbjella.

14 Gusht 2024, 14:49 Nga E. D
Zjarr në fshatin Çërragë në Belsh, digjen ullinj dhe
pamje nga zjarri

BELSH- Një vatër zjarri është shfaqur në fshatin Çerragë në Bashkinë Belsh. Gjithashtu flakët kanë përfshirë një sipërfaqe prej disa Hektarësh me ullishta, dru të tjerë frutorë dhe sipërfaqe të mëdha toke me të mbjella. Përhapja e flakëve të zjarrit u favorizua nga era dhe temperatura e lartë dhe dëmet paraprakisht janë mjaft të mëdha.

Për shuarjen e flakëve janë në terren forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Belsh dhe komuniteti i zonës. Ndërkohë për të vënë nën kontroll të shpejtë flakët është kërkuar edhe mbështetja me mjete e forca edhe e bashkisë së Peqinit dhe Cërrikut.

zjarr ne belsh

Sondazh

Poll