Aktualitet

Zjarri përfshinë fshatin Kaprre afër Syrit të Kaltër, kërkohet ndërhyrje urgjente nga toka e ajri (VIDEO)

Si pasojë e flakëve rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmtohen pyjet në rast se zjarri vijon të përhapet.

14 Gusht 2024, 15:36 Nga E. D
Zjarri përfshinë fshatin Kaprre afër Syrit të Kaltër,
pamje nga vendngjarja

SHKODËR- Një vatër zjarri ka përfshirë fshatin Kaprre në afërsi të Syrit të Kaltër. Gjithashtu zjarri po përhapet me shpejtësi dhe banorët e zonës kërkojnë që të ndërhyhet sa më shpejt nga ajri por edhe forca tokësore. Si pasojë e flakëve rrezikojnë të digjen banesat e vjetra të banorëve të Thethit si dhe dëmtohen pyjet në rast se zjarri vijon të përhapet.

Informacion paraprak

Një zjarr është shfaqur rreth orës 14:00 në fshatin Kaprre në Njësinë Administrative Shalë në territorin e Bashkisë së Shkodër. Me të marrë njoftimin për zjarrin e rënë, specialistë të Njësisë Administrative, banorë të zonës, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe Shërbimit Pyjore ndodhen atje për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

 

Situata po monitorohet hap pas hapi me qëllim që të mos ketë përhapje të vatrës së zjarrit dhe dëmtimit të banesave, të cilat nuk kanë asnjë rrezikshmëri. Në koordinim të plotë me Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile po monitorohet situata, ku nësë është e domosdoshme mund të bëhet edhe ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve.

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll