Politike

Nancy VanHorn takohet me ministrin Igli Hasani, diskutojnë për çuarjen përpara të interesave të përbashkëta të vendeve

Diplomatja VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

12 Gusht 2024, 17:35 Nga N.F
Nancy VanHorn takohet me ministrin Igli Hasani, diskutojnë për
Takimi

TIRANË- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi ditën e sotme një takim me ministrin e Jashtëm, Igli hasani. Lajmin e ka konfirmuar Ambasada amerikane ndërsa në njoftim thuhet se gjatë takimit u diskutua çuarja përpara e interesave të përbashkëta dhe zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Diplomatja VanHorn shprehu mirënjohjen në emër të Qeverisë së SHBA për mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë në nismat rajonale të sigurisë dhe rikonfirmoi partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Gjithashtu në lidhje me takimin ka reaguar edhe ministri Hasani i cili për mes një postimi në "X" ku i ka uruar mirëeardhjen VanHorn ndërsa shtoi se mezi pret avancimin dhe thellimin e përbashkët të lidhjes unike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

igli hasani nancy vanhorn tirane shba

Sondazh

Poll