12 Gusht 2024, 20:30
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë ballkonit të tij. Gjatë fjalës së tij Berisha foli në lidhje me vrasjen e regjistruar në Pogradec ku u tentua nga policia të fshihej ngjarja. Berisha tha se babait me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec.
Ai shtoi se për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes.
Ai theksoi se policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Sipas Berishës policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes.
Fjala e Berishës;
Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve guximtarë, misionarëve të pamposhtur të kauzës së drejtë të çdo qytetari shqiptar. Një nderim të veçantë për oratorët e parlamentit të fjalës së lirë, që përcjellin këtu nga kjo platformë çdo ditë të vërtetat që fsheh, krimet që kryen, vjedhjet monstruoze, të ligat që regjimi diktatorial i bazuar në krimin, drogën, vjedhjen e shqiptarëve, u shkakton qytetarëve të këtij vendi.
Të dashur miq, asnjëherë nuk duhet të harrojnë shqiptarët se çdo ditë që kalon me këtë narkoregjim në pushtet është një ditë jo e mirë, është një ditë e keqe për qindra e qindra shqiptarë që mbledhin plaçkat e tyre dhe largohen nga Shqipëria. Është një ditë e keqe, jo e mirë për qindra mijëra fermerë shqiptarë që shkojnë drejt falimentimit për shkak të vasalitetit të Edi Ramës ndaj Beogradit dhe Ballkanit të Hapur. Për shkak të kontrabandës së qeveritarëve të korruptuar dhe mbetjes në fushë të prodhimeve të fermerëve shqiptarë.
Çdo ditë që kalon është një ditë jo e mirë për fëmijët shqiptarë, studentët, nxënësit sepse është një ditë rënie tjetër e shkollimi, e arsimit në Shqipëri si në asnjë vend tjetër. Çdo ditë që kalon në këtë vend është në avantazh të krimit, vrasjeve, makabriteteve dhe fshehjeve të tyre. Dje, një babai me dy fëmijë, një njeriu të ndershëm i morën jetën në mesditë në Pogradec. Por për së dyti atë e vrau policia e narkoshtetit, e cila në një ngjashmëri me Klodian Rashën, bëri gjithçka të fshihte vrasjen makabre të një qytetari, të një babai, vetëm e vetëm se vrasësi ishte i sojit të krimit, i sojit të Rilindjes.
Dhe policia lëshonte komunikatë, përdhoste të vdekurin, viktimën. Policia në një akt ndër më kriminalët, për të mbrojtur xhelatin, vrasësin fshihte shkakun e vdekjes. Shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit. Shpreh respektin tim për reagimin e menjëhershëm të gazetarëve të Pogradecit dhe qytetarëve të atij qyteti të mrekullueshëm, pa të cilët të vërtetën e vrasjes së një njeriu të pafajshëm nga vrasësi rilindas dhe policia e Rilindjes do ta merrte varri.
sali berisha policia vrasje ne pogradec
Politike
12 Gusht 2024, 19:38
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një raport mbi integritetin e Kuvendit, se parlamenti...
Politike
12 Gusht 2024, 17:35
N.F
Takimi
TIRANË- E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi ditën e s...
Politike
12 Gusht 2024, 12:37
r.ll
dorian teliti
TIRANË- Këshilltarët bashkiakë të opozitës, Dorian Teliti dhe Xhonatan Pano kanë dorëzuar në ba...
Politike
11 Gusht 2024, 21:09
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur pos...
Politike
11 Gusht 2024, 20:51
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
11 Gusht 2024, 20:46
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
11 Gusht 2024, 14:16
r.ll
pamje nga videoja
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ndodhet në Paris për të ndjekur kompeticionin e Lojërave Olim...
Politike
11 Gusht 2024, 11:46
r.ll
mariglen qato, gramoz ruci, redi molla
TIRANË- Dy drejtorët e bashkisë së Tiranës Mariglen Qato dhe Redi Molla që SPAK thot&e...
Politike
10 Gusht 2024, 21:13
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...
Politike
10 Gusht 2024, 21:02
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur posht&eum...