Aktualitet

Ra aksidentalisht nga tarraca e katit të pestë, ndërron jetë në spital 50-vjeçari në Tiranë

Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet

13 Gusht 2024, 09:58 Nga r.ll
Ra aksidentalisht nga tarraca e katit të pestë, ndërron jetë
foto ilustruese

TIRANË- Një person ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme pasi ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit të 5-të. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Jordan Misja" në kryeqytet. 50-vjeçari ndërroi jetë në spital, për shkak të dëmtimeve të marra.

"Më datë 12.08.2024, rreth orës 22:50, në rrugën "Jordan Misja", aksidentalisht ka rënë nga tarraca e katit të 5-të, shtetasi K. Th., 50 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë më pas në spital.", thuhet në njoftimin e policisë.

tirane

Sondazh

Poll