Aktualitet

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Avokati i Popullit shpreh shqetësimin për ngjarjen, nis verifikimet për procedurat e autoriteteve

Ndërkohë në një reagim së fundmi Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Avokati i Popullit shprehu shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

12 Gusht 2024, 17:52 Nga N.F
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Avokati i Popullit shpreh
egli proga, denis mece

POGRADEC-  Një 42-vjeçar, u gjet i shtrirë në rrugë dhe humbi jetën rrugës për në spital. Ajo që u raportua se ishte aksidentale, ka rezultuar se ishte vrasje. 42-vjeçari, Egli Proga ka humbur jetën si pasojë e dhunës. Policia bën me dije autori, Denis Meçe ka rënë në pranga bashkë me tre persona të tjerë, Voltan Shulkun, Leonidha Guçen, Arian Manellarin. Ndërkohë në një reagim së fundmi Avokati i Popullit ka shprehur shqetësimin në lidhje me ngjarjen. Avokati i Popullit shprehu shqetësimin për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Në lidhje me vdekjen e Eglantin Progës, ka folur motra e tij, Jonida Proga. Ajo tha se kemi të bëjmë me një vrasje në bashkëpunim ndërsa hodhi akuza dhe në drejtim të policisë, duke thënë se efektivët kanë vepruar shumë vonë. Sakaq, Avokati i Popullit ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje.

Njoftimi i Avokatit të Popullit:

Institucioni i Avokatit të Popullit shpreh shqetësimin e thellë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Pogradec, ku një qytetar humbi jetën në rrethana të dyshimta. Në veçanti, Avokati i Popullit shpreh shqetësim për pretendimet e ngritura nga familjarët e viktimës dhe një pjesë e opinionit publik në Pogradec, lidhur me mundësinë e fshehjes apo manipulimit të ngjarjes nga strukturat e policisë lokale.

Avokati i Popullit, si institucion i pavarur kushtetues, jo vetëm ka për detyrë të mbrojmë të drejtat e njeriut por edhe të garantojë transparencë dhe drejtësi në çdo rast ku mund të jenë shkelur këto të drejta.

Përsa më sipër Avokati i Popullit njofton se ka nisur një verifikim të plotë mbi veprimet dhe procedurat e ndjekura nga organet kompetente në këtë çështje. Ky verifikim do të synojë të hedhë dritë mbi të gjitha aspektet e ngjarjes, përfshirë edhe pretendimet për moszbardhjen e drejtë të situatës.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe policia ku shprehet se në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja. Sipas njoftimit ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec ku kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Më tej bëhet me dihe se është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.


Pas konfliktit fizik jashtë një lokali, viktima është rrëzuar në tokë pa ndjenja dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Autori i cili fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por më pas u arrestua akuzohet për veprën penale "Vrasje me dashje".  Tre të arrestuarit e tjerë sipas informacioneve akuzohen për veprat penale “Moskallzim krimi”, dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Ata kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

 

egli proga denis mece avokati i popullit vrasje ne pogradec

Sondazh

Poll