Aktualitet

EMRI/ Kultivoi kanabis me vlerë mbi 770 mijë paund, 31-vjeçari shqiptar rrezikon burgun në Skoci

Siç është raportuar më parë nga Greatest Hits Radio, 77 kg drogë të klasit B  me vlerë 771,000 £ u kapën gjatë bastisjes në ish-hotelin Buccleuch në Trinity Street, së bashku me 410 bimë, të cilat ende nuk ishin pjekur plotësisht.

12 Gusht 2024, 18:00 Nga E. D
EMRI/ Kultivoi kanabis me vlerë mbi 770 mijë paund, 31-vjeçari
foto ilustruese

SKOCI- Një shqiptar është paraqitur në gjykatë në lidhje me një rast të kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë. Mediat vendase shkruajnë se policia gjeti Almir Cahani të fshehur në një papafingo, pasi përdori prerëse bulonash për të hyrë në ndërtesë.

Siç është raportuar më parë nga Greatest Hits Radio, 77 kg drogë të klasit B  me vlerë 771,000 £ u kapën gjatë bastisjes në ish-hotelin Buccleuch në Trinity Street, së bashku me 410 bimë, të cilat ende nuk ishin pjekur plotësisht.

Sot, në Gjykatën e Jedburgut, Cahani u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B. Megjithatë, deklaratat për pafajësi për një shkelje të Aktit të Energjisë Elektrike u pranuan nga Kurora.

Dënimi për 31-vjeçarin është shtyrë deri në muajin e ardhshëm. Çështja do të rikthehet në Gjykatë më 2 shtator. Sherifi Peter Paterson e paralajmëroi Cahanin se është pothuajse e pashmangshme që akuzat të rezultojnë me një dënim me burg.

Muajin e kaluar, i bashkakuzuari i Cahanit 41-vjeçari Dritan Katana, gjithashtu nga Shqipëria u burgos me 28 muaj pasi pranoi akuza të ngjashme dhe paralajmëroi se ai do të përballet me dëbimin pas lirimit të tij.

almir cahani

Sondazh

Poll