Aktualitet

I grabiti varësen nga qafa të miturit në mes të qytetit, arrestohet 50-vjeçari në Berat, në hetim edhe një tjetër

Gjithashtu është proceduar edhe një person tjetët, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

12 Gusht 2024, 16:03 Nga E. D
I grabiti varësen nga qafa të miturit në mes të qytetit,
fotot ilustruese

BERAT- Një 50-vjeçar u arrestua në Beratit pasi i grabiti një varëse nga qafa një të mituri. Konretisht ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit të Beratit. Gjithashtu është proceduar edhe një person tjetët, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i Policisë: 

Komisariati i Policisë Berat arrestoi në flagrancë shtetasin A. M., 50 vjeç, banues në Berat, pasi në pedonalen e qytetit, i ka marrë varësen nga qafa, një 14-vjeçari.

Komisariati i Policisë Kuçovë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin X. P., banues në fshatin Kozare, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së vëllait të tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

policia e beratit

Sondazh

Poll