Aktualitet

Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet 23-vjeçari shqiptar në Como

Autoritetet u alarmuan falë një raporti të marrë nëpërmjet sistemit të akomodimit, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel në qytet

12 Gusht 2024, 13:34 Nga E. D
Kërkohej në të gjithë Europën, arrestohet
foto ilusturese

COMO- Një 23-vjeçar shqiptar është arrestuar në Como. Mësohet se i riu kërkohej në të gjithë Evropën pasi ishte dënuar me pesëmbëdhjetë vjet burg. Mediat vendase shkruajnë se autoritetet e Komos arrestuan 23-vjeçarin shqiptar, i kërkuar në të gjithë Evropën për shoqërim kriminal me qëllim trafikun e drogës.

Subjekti, që kishte mbi shpinë një urdhër-arresti evropian, duhet të vuajë një dënim prej 15 vjetësh burg. Autoritetet u alarmuan falë një raporti të marrë nëpërmjet sistemit të akomodimit, i cili tregonte praninë e të kërkuarit në një hotel në qytet.

Por, me të mbërritur, oficerët e Policisë nuk e gjetën të shpallurin në kërkim në ndërtesë dhe për këtë arsye nisën një sërë kontrollesh, ku morën pjesë operatorë si me makina ashtu edhe me motorë, që kishin me vete foto të të kërkuarit.

Pas disa orësh 23-vjeçari është gjetur në Viale Geno, teksa po bënte një xhiro turistike. I riu u arrestua menjëherë dhe pas formaliteteve u transferua në burgun e Komos, ku do të qëndrojë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

trafik droge shqiptar i arrestuar

Sondazh

Poll