Aktualitet

Shtëllunga tymi "pushtojnë" aksin Thumanë-Kashar

Mësohet se tymi është në afërsi të Fushë-Krujës. Vatra e zjarrit ka krijuar një situatë mjegulle në aksin rrugor.

12 Gusht 2024, 15:52 Nga N.F
Shtëllunga tymi "pushtojnë" aksin Thumanë-Kashar
Zjarri

TIRANË- Një mjegull tymi ka përfshirë aksin Thumanë-Kashar. Mësohet se tymi është në afërsi të Fushë-Krujës. Vatra e zjarrit ka krijuar një situatë mjegulle në aksin rrugor.

Ky aks rrugor ka prodhuar protesta të shumta të banorëve të zonës, pasi në projektin e zbatimit nuk janë respektuar nyjet lidhëse me rrugën e vjetër, duke izoluar kështu mbi 80 mijë banorë të zonës së Krujës, Fush-Krujës, Thumanës, Niklës dhe fshatrave të tjerë.

zjarr tym thumane-kashar

Sondazh

Poll