Aktualitet

Aksident në Tiranë/ Përplasen dy automjete dhe dëmtohet një i mitur, procedohet shoferi 61-vjeçar

Me rastin do të merret Prokuroria Tiranë.

9 Gusht 2024, 12:42 Nga S.B
Aksident në Tiranë/ Përplasen dy automjete dhe dëmtohet
foto ilustruese

TIRANË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se 61-vjeçari B.S është përplasur me një automjet tjetër.

Për pasojë ka mbetur i dëmtuar një i mitur si dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale për tre makina të parkuara në rrugë. Me rastin do të merret Prokuroria Tiranë.

Njoftimi i Policisë:

Procedohet penalisht shtetasi B. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë një shtetas i mitur, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në 3 automjete të parkuara.

makine aksident tirane

Sondazh

Poll