9 Gusht 2024, 12:14
Nga S.B
pamje nga ngjarja
SARANDË- Tre persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 28-vjeçari L.S shiste doza kanabisi në disa zona të qytetit.
Gjithashtu u arrestuan dhe dy grekë E. S 22 vjeç dhe G. D 22 vjeç, pasi u kapën me doza kanabisi të cilat i kishin blerë nga 28-vjeçari. Në shtëpinë e këtij të fundit janë gjetur dhjetëra doza kanabisi.
Njoftimi i Policisë:
Sarandë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Parts 23”, për goditjen e një rasti të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Vihet në pranga një 28-vjeçar që shiste doza cannabisi, në qytetin e Sarandës.
Në pranga dhe 2 shtetas grekë që u kapën në flagrancë me doza cannabisi, që dyshohet se ia kishin blerë 28-vjeçarit.
Sekuestrohen dhjetëra doza cancabisi, që iu gjetën këtyre 3 shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar antidrogë, të koduar “Tempulli,” pasi siguruan informacion se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 23,” si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit L. S., 28 vjeç, banues në Sarandë, E. S., 22 vjeç dhe G. D., 22 vjeç, të dy banues në Greqi.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre tre shtetasve dhe kontrollit në banesën e shtetasit L. S., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi L. S., pasi siguronte lëndë narkotike cannabis, e ndante në doza të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
sarande kanabis
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:47
S.B
Antonela, Mariela dhe Klea
TIRANË- E reja e cila u dhunua brutalisht ditën e martë në një lokal të Tiranës ka reagu...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:38
r.ll
foto ilustruese
BULQIZË- Një aksident ka ndodhur në zonën D në minierën e Bulqizës. I plagosur ka mbetur një 33-vje...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:19
r.ll
azili ne tirane
TIRANË- Policia vuri në pranga kryeinfermieren dhe një infermiere në azilin privat në Tiranë ku një i mo...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:10
r.ll
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim dy persona të cilët akuzohen për pastrim të parave që vi...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 11:00
r.ll
zjarri
TIRANË- Një 28-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi preu pemë në Zall Bastar dhe më pas i vuri zjarrin pyll...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 10:39
S.B
foto ilustruese
DURRËS- Një 24-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se Shkëlzen...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 10:19
r.ll
zjarri ne bulqize
BULQIZË- Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbërt në Zerqan të Bulqiz&e...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 10:12
r.ll
paratë
KAKAVIJË- Një 38-vjeçar është proceduar penalisht pasi ka tentuar të kalojë kufirin në Kakavijë ...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 10:13
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Një i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar ditën e sotme në Fushë...
Aktualitet
9 Gusht 2024, 09:23
r.ll
ISHP
TIRANË- Instituti i Shëndetit Publik ka dalë sot me këshilla të tjera për qytetarët se si të mbrohen nga virus...