Aktualitet

EMRI/ I dënuar me burg për mashtrim, arrestohet në Fushë Mëzes 41-vjeçari i shpallur në kërkim

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

9 Gusht 2024, 10:13 Nga S.B
EMRI/ I dënuar me burg për mashtrim, arrestohet në Fushë
foto ilustruese

TIRANË- Një i shpallur në kërkim për mashtrim është arrestuar ditën e sotme në Fushë Mëzes. Mësohet se Jetmir Madani 41 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me burg për mashtrim.

Materialet i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Në zbatim të masave të përcaktuara në kuadër të këtij planit operacional "Sundimi i ligjit" u finalizua operacioni policor i koduar "Deceit".

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim për mashtrim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, dhe ato të Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, në Fushë Mëzes, u kap shtetasi J. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Mashtrimi".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

mashtrim tirane

Sondazh

Poll