Aktualitet

U arrestuan për fshehje të krimit, dëshmia e punonjëseve të azilit: Menduam që ishte rrëzuar dhe ka vdekur, pasi agjencia funerale na ktheu trupin...

Sipas tyre kanë lajmëruar agjencinë funerale pasi kanë menduar se vdekja i ka ardhur për shkak të moshës.

9 Gusht 2024, 11:19 Nga r.ll
U arrestuan për fshehje të krimit, dëshmia e punonjëseve
azili ne tirane

TIRANË- Policia vuri në pranga kryeinfermieren dhe një infermiere në azilin privat në Tiranë ku një i moshuar humbi jetën pasi u godit për vdekje me bastun nga shoku i tij i dhomës. Glesantina Saraçi, 26 vjeçe dhe Nazime Mulla 31 vjeçe, në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë tentuar të fshehin krimin si dhe nuk kanë njoftuar organet kompetente lidhur me ngjarjen. 

Në dëshminë e tyre, ata kanë shprehur se nuk kanë menduar se kanë të bëjnë me vrasje, prandaj nuk e kanë lajmëruar policinë. Sipas tyre kanë lajmëruar agjencinë funerale pasi kanë menduar se vdekja i ka ardhur për shkak të moshës.

Dëshmia: Në fillim nuk e menduam se kishim të bënim me vrasje dhe nuk e menduam dhe e dinim që duhet të lajmëronim policinë. Pasi e pamë menduam që është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë. Edhe për shkak të moshës së thyer nga rrëzimi aksidental menduam që i ka ardhur vdekja. Në fillim kemi marrë në mëngjes agjencinë funerale në telefon dhe i kemi thënë për të marrë trupin. Më pas ata u rikthyen dhe na treguan se viktima kishte dëmtime të shumta. Më pas Agjencia funerale ka lajmëruar pronarin e Azilit. Pronari më pas lajmëroi policinë. Nuk ishte qëllimi ynë që të fshihnim ngjarjen.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme (8 gusht) ku 78-vjeçari Zyhdi Shehu goditi për vdekje me bastun 82-vjeçarin Virxhil Vesho. Shehu është person i njohur në qytetin e Kavajës. Kjo pasi ka disa publikime në fushën e historisë, madje vitin e kaluar është shpallur edhe “Qytetar Nderi” i Kavajës. Dyshohet se të dy të moshuarit vuanin nga skleroza dhe flinin në një dhomë. Shkaku i zënkës së tyre ka qenë një krevat, pasi dyshohet se 82-vjeçari ishte shtrirë në krevatin e Shehut.

vrasje ne azilin ne tirane glesantina saraci nazime mulla

Sondazh

Poll