Aktualitet

VIDEO+FOTO/ Zjarri në kurorën e liqenit të Zi në Bulqizë del jashtë kontrollit, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha.

9 Gusht 2024, 10:19 Nga r.ll
VIDEO+FOTO/ Zjarri në kurorën e liqenit të Zi në
zjarri ne bulqize

BULQIZË- Zjarri në masivin pyjor me pishë, ah e bredh në kurorën e gjelbërt në Zerqan të Bulqizës ka dalë jashtë kontrollit. Me gjithë ndërhyrjen e bërë nga toka për 7 ditë radhazi ka qenë e pamundur që flakët të shuhen plotësisht dhe këtë të premte janë shfaqur disa vatra zjarri të cilat të ndihmuara nga era e fortë e bëjnë të pamundur fikjen e tyre.

Nënprefekti i Bulqizës, Avni Muliu tha se forcat e Njësisë Operacionale për shuarjen e zjarreve kanë punuar për një javë por ka qenë e pamundur fikja plotësisht për shkak të terrenit të vështirë dhe pemëve të mëdha. Muliu tha se zjarri mund të jetë i qëllimshëm dhe kërkon që të gjendet autori.

Nga ana tjetër ai shprehet se vetëm ndërhyrja nga ajri e ndalon dëmin e madh në këtë zonë e cila është e vetmja e paprekur në Bulqizë. Zjarri në malin e Tërnovës në Bulqizë ka djegur dhe përshkuar disa hektar pyll me pemë shekullore.

 

zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll