Sport

VIDEO/ Tragjedi në SHBA, sportisti serb mbytet në ujë pak para përfundimit të garës së notit

Trupi i sportistit serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë.

9 Gusht 2024, 07:44 Nga r.ll

VIDEO/ Tragjedi në SHBA, sportisti serb mbytet në ujë pak para

SHBA- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një garë CrossFit në Teksas, SHBA, ku një atlet nga Serbia humbi jetën pasi u zhduk nën ujë pak para vijës së finishit.

Videot kanë kapur momentet e fundit të Lazar Dzukic, i cili sic duket po përpiqej të qëndronte mbi ujë, por fatkeqësisht nuk ja arriti, duke rezultuar kështu në pasoja fatale. Trupi i sportistit serb është gjetur një orë pas mbërritjes së zhytësve të parë në zonë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi në garën e zhvilluar në Marine Creek Lake me shumë komente negative për faktin se për herë të parë në një event të tillë, noti u zgjodh si eventi i fundit dhe çiklizmi dhe vrapimi ishin të parat.

Në një video, një spektator është regjistruar duke rënë në ujë për të ndihmuar Dzukic, pasi shpëtimtarët e ndeshjes duket se nuk e kanë vënë re problemin e sportistit serb.

lazar dzukic shba

Sondazh

Poll