8 Gusht 2024, 20:53
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, u ndal dhe turizmi, ku tha se goditjen më të rëndë ia dhanë "paratë e pista të drogës".
Berisha tha se ndikim negativ ka pasur edhe sipas tij "propaganda" e kryeministrit Edi Rama ku tha se u shet shqiptarëve shifra që nuk ekzistojnë kurrë.
Lideri i opozitës e cilësoi këtë si tallje me investimin e qindra mijëra shqiptarëve.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Goditje të rëndë turizmit miqtë e mi i dha droga. I dhanë narkosit e Edi Ramës, resortet e narkosve. Miq, ata nuk duan klientë se ata i kanë paratë në kontejnerë dhe nuk dinë nga t’i çojnë. Ndaj dhe ata shesin shezlonget 200 euro.
Shesin çadrën 100 euro. Ndaj dhe ata shesin supën 30 euro se si e si të shkatërrojnë tregun. Dhe pastaj bëjnë fatura false.
Pra, edhe ky faktor. Po iu them ju, dhe iu them shqiptarëve se ky është një dëm shumë i madh sepse ajo që u zhbë këtë vit, do të dojë shumë vite për t’u bërë.
Sigurisht ju do të dëgjoni të pafytyrë që dalin në TV dhe thonë se në këtë Sarandë patëm 15 përqind, se na erdhën individualisht dhe jo me agjenci. Po këta janë kategori llumi, nuk duhet të merresh me ta, sepse ata marrin rrogën për të bërë papagallin e Edi Ramës. Pa shkoni dhe pyeteni pak se si ishin boshatisur edhe këtë 15-ditësh nën kapacitete.
Pra duhet shumë kohë për të marrë veten.
Por ndikim negativ ka edhe kjo propagandë e neveritshme, e turpshme, mashtruese. A e keni parë ju o miq se si Edi Rama çdo ditë u shet shqiptarëve shifra që nuk ekzistojnë kurrë dhe paturpësisht mediat e qeverisë i përsëritin ato. Po kjo është të tallesh me jetën, me investimin e qindra mijëra shqiptarëve, kjo është t’i falimentosh ata. Një mik më thoshte, të thotë ç’të dojë ai, po unë 70 përqind të kapaciteteve vazhdoj t’i kem bosh.
Kurse Edi Rama shpërndan shifrat e udhëtarëve të Rinasit. Është njëlloj sikundër Turqia, vend në të cilin në dy aeroporte të Stambollit të kalojnë 200 milionë udhëtarë në vit, të thotë se kam marrë këtë vit 200 milionë turistë. Por aty Edi Ramë nuk ka, janë më realistë, pavarësisht disa ngjashmërive.
sali berisha
Politike
8 Gusht 2024, 20:36
S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ditën e sotme u shpreh se boshatisja e Shqip&eum...
Politike
8 Gusht 2024, 20:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ...
Politike
8 Gusht 2024, 17:34
r.ll
elisa spiropali, gazment bardhi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesë së kreut t&eum...
Politike
8 Gusht 2024, 17:24
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pë...
Politike
8 Gusht 2024, 16:28
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzako...
Politike
8 Gusht 2024, 14:34
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve t&...
Politike
8 Gusht 2024, 13:21
E. D
foto nga vendngjarja
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua protesat e opizitës para bashkisë së Tiranës. Ku qytetarët si n&eu...
Politike
8 Gusht 2024, 12:17
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka k&e...
Politike
8 Gusht 2024, 11:48
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se dy zhvillime ...
Politike
8 Gusht 2024, 11:41
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ka për...