Politike

PD kërkoi seancë urgjente për mandatin e Xhaçkës, Spiropali mbledh Këshillin e Legjislacionit më 27 gusht

Në mbledhje do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

8 Gusht 2024, 16:28 Nga r.ll
PD kërkoi seancë urgjente për mandatin e Xhaçkës,
olta xhacka

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzakonshëm për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Pas kësaj kërkese, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka vendosur që të mbledhë Këshillin për Legjislacionin, ndërsa njofton se mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00. Në mbledhje do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

NJOFTIMI I KUVENDIT: 

Të nderuar kolegë,

ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)

Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.

Faleminderit!

PD kërkoi seancë urgjente për mandatin e Xhaçkës,

 

mandati i olta xhackes pd elisa spiropali

Sondazh

Poll