8 Gusht 2024, 20:29
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij.
Berisha komentoi protestën që u zhvillua pasditen e sotme në Thumanë, ku tha se kërkesat e tyre janë të drejta dhe se ata nuk janë vetëm. Berisha komentoi edhe përplasjet e qytetarëve me policinë ku tha se "narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrë kriminale ndaj protestuesve paqësorë".
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi një përshëndetje të përzemërt të zjarrtë guximtarëve të Thumanës, Fushë Krujës, Krujës që vazhdojnë protestën e tyre fitimtare. Sot, narkobanditë me uniformë janë sjellë në mënyrë kriminale ndaj protestuesve paqësorë.
Por unë i them Edi Ramës, nuk ke shans kurrë të ndëshkosh Thumanën, Fushë Krujën dhe Krujën. Harroje se të jesh i sigurt ti, se ata janë të pamposhtur. Ata kanë kërkesë të drejtë. Ke shndërruar autostradën 21 kilometrat e para rrugë që ndërtove në 11 vite, i shndërrove o shpirtlig në dënim për banorët ku ajo kalon.
Hiqe nga mendja se kjo do kalojë. Hiqe nga mendja. Banorët e Fushë Krujës, Thumanës dhe Krujës nuk janë vetëm. Ata kanë një solidaritet të plotë mbarëshqiptar. Ndaj dhe fillo menjëherë ndërtimin e rrethrrotullimeve, mbikalimeve, nënkalimeve, çfarë kërkon e drejta e qytetarëve mbi tokën e të cilëve u ndërtua autostrada, për të pasur edhe ata si të gjithë të tjerë akses tek 20 kilometra autostradë.
Dhe hiqi ato ato prita që ke vënë, se asnjë qindarkë nuk do paguajë kush. Nuk mund të diskriminosh ti shqiptarët, armik i egër, racist i veriut. Qytetarët më të varfër në Europë për të ardhur në kryeqytetin e tyre, duhet të paguajnë dy ditë punë, mund dhe djersë e tyre, në një kohë kur të tjerët nuk paguajnë asnjë qindarkë. Ku e ke parë ti këtë diskriminim? Çfarë kujton se do të të tolerojnë? Zero tolerancë!
sali berisha
Politike
8 Gusht 2024, 17:34
r.ll
elisa spiropali, gazment bardhi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesë së kreut t&eum...
Politike
8 Gusht 2024, 17:24
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pë...
Politike
8 Gusht 2024, 16:28
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzako...
Politike
8 Gusht 2024, 14:34
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve t&...
Politike
8 Gusht 2024, 13:21
E. D
foto nga vendngjarja
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua protesat e opizitës para bashkisë së Tiranës. Ku qytetarët si n&eu...
Politike
8 Gusht 2024, 12:17
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka k&e...
Politike
8 Gusht 2024, 11:48
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se dy zhvillime ...
Politike
8 Gusht 2024, 11:41
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ka për...
Politike
8 Gusht 2024, 11:31
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Tedi Blushi ka paralajmëruar se tashmë ka ardhur koha pë...
Politike
8 Gusht 2024, 11:27
I.A
Dorian Teliti
TIRANË- Nën kryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar se SPAK nuk po kryen detyrën e...