8 Gusht 2024, 20:36
Nga S.B
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalën e tij ditën e sotme u shpreh se boshatisja e Shqipërisë është akti më shkatërrimtar për kombin. Më tej Berisha thotë se ky vit shënon shkatërrimin e turizmit në vendin tonë ku kapacitetet kanë rënë nga 50 deri në 70 përqind.
Berisha thotë se hotelet, shezlonget, çadrat kanë qenë me çerek apo maksimumi dyzet përqind të kapaciteteve të tyre nga qershori deri sot. Shkaku kryesor sipas kreut të PD-së është varfërimi i tejskajshëm i shqiptarëve.
Sipas tij nuk mund të shkojnë me pushime 47 përqind e shqiptarëve që deklarojnë se nuk sigurojnë dot ushqimin e duhur për fëmijët e tyre.
Fjala e plotë:
Miqtë e mi, boshatisja e Shqipërisë është akti më armiqësor, më shkatërrimtar për kombin tonë se të gjitha luftërat, se të gjitha epidemitë, se të gjitha pushtimet, largimi i rreth 40 përqind të qytetarëve shqiptarë nga Shqipëria.
Të dashur miq, në mënyrë të përsëritur jemi ndalur tek shndërrimi i turizmit në një mallkim për qytetarët shqiptarë.
Ky vit shënon de facto shkatërrimin e turizmit në Shqipëri.
Kapacitetet turistike në vend kanë rënë nga 50 gjer në 70 përqind.
Kompanitë e mëdha turistike, njëra pas tjetrës, janë larguar nga Shqipëria.
Tregu ka pasur absurditete nga më të rëndat.
Në një kohë kur propaganda qeveritare u shet shqiptarëve për turistë pasagjerët e Rinasit apo të portit të Durrësit, në mënyrën më mashtruese, më të turpshme kapacitetet turistike, hotelet, shezlonget, çadrat kanë qenë me çerek apo maksimumi dyzet përqind të kapaciteteve të tyre nga qershori gjer sot.
Kjo është një goditje shumë e rëndë për Shqipërinë, ekonominë e saj dhe shqiptarët, të cilët kanë investuar normalisht se kudo tjetër në turizëm.
Të cilët nga thellësitë e Alpeve gjer në Konispol, në të gjitha brigjet e detrave dhe liqeneve, në të gjitha malet dhe luginat e lumenjve, e shihnin dhe e shohin turizmin si një dritë shprese për mëkëmbjen e tyre ekonomike.
Por çfarë ndodhi këtë vit? Shkaku i parë dhe më kryesor miqtë e mi është varfërimi i tejskajshëm i shqiptarëve.
Ky është shkaku themelore.
Para 8 muajsh u publikua studimi që tregonte se 60 përqind e shqiptarëve nuk janë në gjendje të bëjnë pushime, të shkojnë me pushime.
Miq, kur lexova atë studim mu rikujtua koha e diktaturës, kur në atë kohë jo më shumë se 30-40 përqind e qytetarëve mund të shkonin me pushime. Edhe më pak.
Nuk mund të shkojnë me pushime 47 përqind e shqiptarëve që deklarojnë se nuk sigurojnë dot ushqimin e duhur për fëmijët e tyre.
Të jemi realistë, plazhet e jugut i mbushte Tirana, kjo është e vërteta.
Dhe varfëria i përjashtoi shqiptarët nga kjo mundësi.
sali berisha pd turizmi
Politike
8 Gusht 2024, 20:29
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme para mbështetësve ...
Politike
8 Gusht 2024, 17:34
r.ll
elisa spiropali, gazment bardhi
TIRANË- Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur kërkesë së kreut t&eum...
Politike
8 Gusht 2024, 17:24
r.ll
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit pë...
Politike
8 Gusht 2024, 16:28
r.ll
olta xhacka
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ka kërkuar mbledhjen e Kuvendit në një sesion të jashtëzako...
Politike
8 Gusht 2024, 14:34
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve t&...
Politike
8 Gusht 2024, 13:21
E. D
foto nga vendngjarja
TIRANË- Ditën e sotme u zhvillua protesat e opizitës para bashkisë së Tiranës. Ku qytetarët si n&eu...
Politike
8 Gusht 2024, 12:17
I.A
Vullnet Sinaj
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, përmes Mocionit të 1/10 së deputetëve të Kuvendit, ka k&e...
Politike
8 Gusht 2024, 11:48
I.A
Belind Këlliçi
TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se dy zhvillime ...
Politike
8 Gusht 2024, 11:41
I.A
Klevis Balliu
TIRANË- Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike Klevis Balliu ka deklaruar se kryebashkiakun Erion Veliaj nuk ka për...
Politike
8 Gusht 2024, 11:31
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Tedi Blushi ka paralajmëruar se tashmë ka ardhur koha pë...