Politike

Zgjedhjet në Himarë/ Meta mesazh Ramës: Po fsheh akte të tradhtisë kombëtare për…

Sipas Metës, Rama po fiton konsensus për të grabitur pronat e himariotëve për të pastruar para, përmes gjykatave, që sipas tij, janë të kapura.

8 Gusht 2024, 14:34 Nga E. D
Zgjedhjet në Himarë/ Meta mesazh Ramës: Po fsheh akte të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës së tij përpara anëtarëve të Kryesisë së PL, foli edhe për zgjedhjet në Himarë. Gjithashtu Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama po fsheh akte të rënda të tradhtisë kombëtare. Sipas Metës, Rama po fiton konsensus për të grabitur pronat e himariotëve për të pastruar para, përmes gjykatave, që sipas tij, janë të kapura.

"Shumë njerëz bëjnë burg për Edi Ramën dhe iu kam thënë shumë personave që të ketë kujdes. Për Ramën kam një mesazh. Rama po fsheh akte të rënda të tradhtisë kombëtare, për të fituar konsensus për të grabitur pronat e himariorëve për të pastruar para, përmes gjykatave që ke kapur, nuk do të funksionojë," tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll