Politike

Tedi Blushi paralajmëron nga protesta para bashkisë: Koha për aksion, do arrestojmë Veliajn

Duke folur nga protesta e opozitës para Bashksië Tiranë, Blushi deklaroi se ata nuk do të ndalen deri sa të arrestojnë Erion Veliajn.

8 Gusht 2024, 11:31 Nga I.A
Tedi Blushi paralajmëron nga protesta para bashkisë: Koha për
Tedi Blushi

TIRANË- Anëtari i këshillit bashkiak të Tiranës Tedi Blushi ka paralajmëruar se tashmë ka ardhur koha për aksion. Duke folur nga protesta e opozitës para Bashksië Tiranë, Blushi deklaroi se ata nuk do të ndalen deri sa të arrestojnë Erion Veliajn.

“Jemi para këtij institucioni që sot është kthyer në simbolin më të urryer të shqiptarëve. Nuk kam besim se drejtësia do të bëjë drejtësi me këtë kriminel të fëlliqur që fshihet pas policisë dhe shtetit dhe ka miliona euro pasuri të paligjshme. Ne jemi këtu për t’u dhënë fjalën e nderit se nuk do të tërhiqemi. Do të vijojmë këtë betejë deri në ditën kur të vendoset drejtësi për krimet dhe vjedhjet që ai ka kryer. Është koha e aksionit, pasi durimit tonë i ka ardhur kulmi. Edhe ju jeni lodhur me fjalimet e gjata. Ne do të arrestojmë Erion Veliajn, kudo ku ai ndodhet pasi sa kohë SPAK është bërë palë me ne”, tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll