Politike

Skandali i ilaçeve të skaduara për fëmijët/ Berisha: Ky është krim kundër njerëzimit që kryhet nga njerëzit e Ramës

Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, tha se ky është krim kundër njerëzimit që kryhet nga njerëzit e Ramës.

7 Gusht 2024, 20:54 Nga I.A
Skandali i ilaçeve të skaduara për fëmijët/ Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, u ndal dhe te skandali i ilaçeve të skaduara për fëmijët. Berisha në fjalën e tij gjatë tubimit të sotëm, tha se ky është krim kundër njerëzimit që kryhet nga njerëzit e Ramës.

"Dje për të disatën herë, zonja Vokshi denoncoi ish-kunatën e Edi Ramës, tani kunata e Bledi Çuçit, e cila në një akt mizor 1 milion euro ilaçe të skaduara që përdoren për sëmundje malinje të fëmijëve, i ka detyruar të ndryshojnë datën e skadencës dhe të futen në sistem. Ky është krim kundër njerëzimit Edi Rama dhe kryhet nga gjysëmfamiljarët e tu. Ky është krim kundër njerëzimit! Si mund t’ua bësh fëmijëve shqiptarë një pabesi të tillë të tmerrshme? Si mund t’u servirësh atyre ilaçin e skaduar për ilaç aktiv? Po ju të cilësoheni kriminel e keni pak, gjuha duhet të ketë një fjalë tjetër më të rëndë se kaq. Këto janë krime kundër njerëzimit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll