Politike

"Erion Veliaj, fundi yt është shtylla e turpit"/ Berisha: Të gjithë së bashku ditën e enjte në ora 11:00 te bashkia

7 Gusht 2024, 21:00 Nga DOSJA
"Erion Veliaj, fundi yt është shtylla e turpit"/ Berisha:
Sali Berisha

"Qytetarë dhe qytetare, e enjtja është dita e qytetarëve, e revoltës qytetare te bashkia. E enjtja është ditë frymëzimi, është ditë fitoreje. Erion Veliaj, fundi yt është shtylla e turpit, do të varesh në sheshin Skënderbej në shtyllën e turpit të qytetit të Tiranës. Bëj ç’të duash, por nuk ke shpëtim o kryehajdut i pashpirt. Le të të mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, se edhe ai fatin tënd do ketë. Edhe njëherë, përshëndetjet më të përzemërta, nderimin më të madh. Të gjithë së bashku ditën e enjte në ora 11:00 te bashkia. Ftoj qytetarët shqiptarë kudo që janë. Sot përshëndes fermerët që po ua përplasin zarzavatet në surrat deputetëve makutë, të korruptuar. Ndaj dhe aty ku lind padrejtësia, ty lind zemërimi, revolta, protesta. Rrofshi ju, rroftë Shqipëria," tha Berisha.

Sondazh

Poll