Bota

Sherr me thika në Kosovë, humb jetën nga plagët 57-vjeçari (EMRAT)

Mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Zllakuqan rreth orës 13:00.

7 Gusht 2024, 17:09 Nga S.B
Sherr me thika në Kosovë, humb jetën nga plagët
foto ilustruese

KOSOVË- Një sherr me thika ka ndodhur mesditën e sotme në Lipjan të Kosovës. Mësohet se ngjarja ndodhi në fshatin Zllakuqan rreth orës 13:00.

Bëhet me dije se dy persona u përfshinë në një konflikt i cili pasoi me plagosje të rëndë. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë 57-vjeçari Agim Zani, ndërsa i plagosuri tjetër është dërguar në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm. Mësohet se janë arrestuar Skënder Krasniqi dhe djali i tij Taulant Krasniqi. 

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje  që ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për trajtim mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure.

lipjan kosove thike

Sondazh

Poll