7 Gusht 2024, 14:58
Nga N.F
foto ilustruese
GJERMANI- Kompania gjermane e fluturimeve, Lufthansa, ka pezulluar fluturimet për në Iran, Izrael, Irak dhe Bejrut në mes të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme.
“Bazuar në analizat aktuale të tij të sigurisë, Grupi Lufthansa ka përshtatur sërish shërbimet e tij në Lindjen e Mesme”, tha kompania përmes një deklarate të publikuar më 7 gusht.
“Të gjitha fluturimet për në Aman, Bejrut, Teheran dhe Tel Aviv janë pezulluar deri dhe përfshirë 13 gushtin”.
Lufthansa tha se pasagjerët mund të ndryshojnë datën e biletave që kanë blerë apo t’i anulojnë pa kosto shtesë. Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur për shkak të luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Tensionet janë përshkallëzuar edhe më shumë pas vrasjes në Teheran të shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, më 31 korrik, ka rritur edhe më shumë tensionet.
Irani ka fajësuar Izraelin, por Izraeli nuk ka marrë përgjegjësinë për vrasjen. Teherani është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa ekspertët kanë paralajmëruar se një përgjigje iraniane mund ta përfshijë në luftë të gjithë Lindjen e Mesme./ REL
lindja e mesme lufthansa
Bota
7 Gusht 2024, 14:50
N.F
Michael Davenport
KOSOVË- Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas mbylljes së nëntë...
Bota
7 Gusht 2024, 14:43
N.F
Erdogan
TURQI- Turqia do të paraqesë një kërkesë më 7 gusht që zyrtarisht t’i bashkohet rastit për gjenocid, ...
Bota
7 Gusht 2024, 14:30
N.F
foto ilustruese
LONDËR- Aksionet europiane u hapën më lart të mërkurën, ndërsa tregjet globale financiare presin të...
Bota
7 Gusht 2024, 14:10
N.F
Yunus, fitues i çmimit Nobel të Paqes
BANGLADESH- Pas dorëheqjes së kryeministres Hasina në Bangladesh, fituesi i çmimit ...
Bota
7 Gusht 2024, 14:04
S.B
pamje nga ngjarja
SHBA- Një qen ka shkaktuar zjarr në shtëpinë e tij pasi kafshoi një power bank (bateri e jashtme) në T...
Bota
7 Gusht 2024, 14:03
N.F
Foto ilustruese
IZRAEL- Lindja e Mesme përballet me krizën më të madhe ndër vite, teksa po përgatitet për një luft&...
Bota
7 Gusht 2024, 12:53
N.F
Kosovë
KOSOVË- Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka zhvilluar një aksion simbolik pranë stacionit policor në Prishtin&...
Bota
7 Gusht 2024, 12:44
S.B
Elon dhe Vivian
SHBA- Vajza transgjinore e Elon Musk, Vivian Jenna Wilson, po sjell në vëmendje të kaluarën e supozuar të ndy...
Bota
7 Gusht 2024, 11:47
N.F
protesta
KOSOVË- Në Mitrovicën e Veriut, pranë urës kryesore mbi lumin Ibër, ka filluar protesta e pjesëtarëve t&e...
Bota
7 Gusht 2024, 09:10
N.F
Harris dhe Waltz
SHBA- E nominuara demokrate për presidente, Kamala Harris, dhe kandidati i saj për nënpresident, guvernatori i Minesotas, T...